22:35 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / OSH

Rrahmani, i vetëm futbollist në botë që i ka shënuar gol kombëtares së vet duke luajtur për një kombëtare tjetër

Kapiteni i Kombëtares, Amir Rrahmani dikur i kishte shënuar gol Kosovës duke luajtur me fanellën e një kombëtareje tjetër.

Rrahmani, para se të djersiste fanellën e Dardanëve, kishte mbrojtur ngjyrat “Kuq e Zi”, të Kombëtares së Shqipërisë, transmeton Indeksonline.

Në një miqësore që kishin Kosova me Shqipërin në stadiumin “Fadil Vokrri”, Rrahmani i kishte shënuar gol Kosovës.

Friendly: Kosovo 2:2 Albania | Albanian Football Blog

Ajo ndeshje kishte mbaruar me rezultat 2:2. Por, Rrahmani nuk kishte qëndruar shumë në Shqipëri dhe pasi u pranua Kosova në UEFA, ai u bë pjesë e Dardanëve.

Asnjë lojtar tjetër në botë nuk i ka shënuar kombëtares së vet, duke luajtur për një kombëtare tjetër. Rasti i Rrahmanit është unik./Indeksonline/