Rrahmani ia del me Napolin, Juventusi shpëtohet nga një rezervist
Mbrëmja e Champions League solli emocione të forta ku Juventusi arriti një fitore dramatike 3:2 në Norvegji ndaj Bodo/Glimt, ndërsa Napoli siguroi tri pikë të qeta me triumfin 2:0 kundër Qarabag-ut.
Bodo/Glimt surprizoi “Zonjën e Vjetër” që në pjesën e parë, kur Blomberg shënoi në minutën e 27-të për 1:0.
Juve u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë, fillimisht me golin e Openda në minutën e 48-të, ndërsa McKennie përmbysi rezultatin në të 59-tën për 1:2.
Norvegjezët nuk u dorëzuan dhe barazuan në minutën e 87-të me Fet nga penalltia.
Por gëzimi zgjati pak, kjo pasi në minutën 90+1, David realizoi golin e fitores për Juventusin duke vulosur triumfin 2:3.
Fitore shënoi edhe kampioni i Serie A, Napoli.
Ekipi i Amir Rrahmanit dominoi Qarabag-un në një ndeshje ku kontrolli i lojës ishte i padiskutueshëm.
Pas një penalltie të humbur nga Hojlund në minutën e 56-të, napolitanët gjetën zhbllokimin me McTominay, i cili shënoi për 1:0 në minutën e 65-të.
Vetëm shtatë minuta më vonë, në minutën e 72-të, Jankovic shënoi autogol, duke i dhënë Napolit epërsinë 2:0, me këtë rezultat përfundoi edhe ndeshja. /IndeksOnline/

