Rrahmani iu frikësua të ardhmes te Napoli, prandaj nuk luajti me Kosovën?!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes foli mbrëmë për situatën e Amir Rrahmanit.
Mbrojtësi i Napolit ishte i grumbulluar te ekipi ‘Dardan’ për ndeshjet e muajit mars, por nuk luajti për shkak të lëndimit. Madje ai u rikthye te skuadra e tij italiane pak ditë pas grumbullimit, shkruan IndeksOnline
Sipas trajnerit, Challandes – Rrahmani kishte presion nga klubi i Napolit, prandaj zgjodhi të mos e përfaqësoj shtetin e tij.
“Amir Rrahmani kishte shanse të luante kundër Spanjës, por presioni ishte shumë, shumë i madh nga Napoli. Dhe nëse Napoli i thotë se ‘nëse lëndohesh me Kosovën, do të kesh probleme me klubin”, ka thënë mbrëmë Challandes në emisionin e ‘Rubikonit’.