75 Mall Live Search
16:05 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / B O

Rrahmani jep një premtim të madh në mediat italiane

Kushdo që përjashton Napolin nga lufta për kampionat, bën një gabim të madh. Për këtë është i bindur qendërmbrojtësi kosovar Amir Rrahmani.

“Në të vërtetë, ëndrra është të arrijmë në fund të kampionatit para të gjithëve. Mundësitë padyshim ekzistojnë. Kushdo që na përjashtin nga gara për titull, gabon rëndë” ka thënë Rrahmani.

Mbrojtësi kosovar ka thënë se po tenton të ndërlidhet sa më mirë në mbrojtje me koreanin Kim, që ka ardhur si zëvëndësues i Koulibalyt.

“Me Kim Min-Jae po flasim dhe po përpiqemi të përshtatemi. Me trajnerin, për shembull, kemi analizuar dy golat e shënuar në Verona dhe e dimë se mund të kishim bërë më mirë” ka thënë Rrahmani.

Kapiteni i Kosovës ka thënë se Napoli ka bërë blerje cilësore dhe se kjo gjë u pa edhe në startin e kampionatit./Indeksonline/