Rrahmani, ka lënduar krahun mbrëmë ndaj Moldavisë, kjo foto tregon shumë

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë mposhti Moldavinë me rezultatin final në 1:0, në një ndeshje të vlefshme për të qëndruar në Ligën C’ të “Netions League”.
Por, në këtë fitore të Kosovës, fat nuk kishte Amir Rrahmani, pasi një lëndim në minutën e 20’të të takimit, e detyroi atë të largohet nga loja dhe të zëvendësohej me Fidan Alitin, shkruan IndeksOnline
Edhe pse në shikim të parë, nuk u duk se do të ishte lëndim i madh, nga një fotografi e publikuar sot, shihet mbrojtësi ynë, që mbanë të lidhur dorën me një fashë.
Ndryshe, ende nuk ka ndonjë vendim, se sa do t’i mungojë Napolit, Rrahmani./IndeksOnline/
