75 Mall Live Search
08:51 / E Shtunë, 16 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Rrahmani: Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri – pikë

Amir Rrahmani ka folur pas ndërprerjes së ndeshjes Rumani – Kosovë.

Kapiteni së bashku me trajnerin e Kosovës, Franco Foda, dolën në konferencë për media, për të dhënë sqarime rreth braktises së ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Rrahmani tha se ishin të detyruar të largoheheshin nga fusha pas thirrjeve të vazhdushme nga tifozët rumun ”Serbia Serbia”.

Ai tha se për këtë e ka paralajmruar edhe gjyqtarin e ndeshjes por ai nuk ka marr asnjë masë.

Në fund Rrahmani tha se duhet ta kuptojnë të gjithë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri.

“Ndaluni. Të gjithë duhet ta kuptojnë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri, kjo është e tëra”, deklaroi Rrahmani./IndeksOnline/