75 Mall Live Search
20:51 / E Martë, 26 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Rrahmani, Krasniqi e Laci turpërohen nga Atletiko Madrid

Sparta Praga ku luajnë futbollistët shqiptar, Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi e Qazim Laci, është turpëruar nga Atletiko Madrid në Ligën e Kampionëve.

Skuadra çeke pësoi humbje para tifozëve vendas me rezultat të thellë 0-6, shkruan IndeksOnline.

Julian Alvarez dhe Angel Correa shënuan nga dy gola, ndërsa Marcos Llorente e Antonie Griezman nga një gol.

Atletiko Madrid ka 9 pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Sparta Pragës ka 4 pikë./IndeksOnline/