75 Mall Live Search
11:09 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / H F

Rrahmani: Kurti dhe VV-ja po synojnë eliminimin politik të Vjosa Osmanit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të presidentes Vjosa Osmani.

Sipas tij, përballë kësaj situate që jemi, përballë kemi dy rrugë, transmeton IndeksOnline.

“Sot kemi vetëm dy rrugë: Ose shkojmë në zgjedhje të reja dhe ia kthejmë vendimin qytetarit, ose heshtim dhe lejojmë që vendi të rrëshqasë drejt një autoritarizmi të plotë, me prirje drejt një diktature.”, ka shkruar ai.

Statusi i tij i plotë:

Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të presidentes Vjosa Osmani dhe mbajnë qasje përjashtuese ndaj çdo partie opozitare, vendi, shoqëria dhe demokracia janë në rrezik serioz.

Sot kemi vetëm dy rrugë: Ose shkojmë në zgjedhje të reja dhe ia kthejmë vendimin qytetarit, ose heshtim dhe lejojmë që vendi të rrëshqasë drejt një autoritarizmi të plotë, me prirje drejt një diktature.