75 Mall Live Search
07:53 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2024 / G T

Rrahmani me shokë presin Barcelonën, këto dy ndeshje zhvillohen sonte në UEFA Champions

Mbrëmja e kompeticionit më të madh të futbollit në Europë, UEFA Champions League vazhdon edhe sonte dhe në program janë dy super ndeshje.

Takimi kryesor është mes Napolit dhe Barcelonës, e cila zhvillohet në stadiumin “Diego Armando Maradona”, shkruan Indeksonline

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës me shokë presin klubin e Xavit në Itali.

Ndeshja tjetër zhvillohet në Portugali, mes Portos dhe Arsenalit.

Këto dy ndeshje zhvillohen nga ora 21:00./Indeksonline/