14:55 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rrahmani me statistika, më i mirë se Smallingu e Romagnoli në Serien A

Mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani ka nisur mbarë karrierën te skuadra italiane Hellas Verona.

Ai ka marrë menjëherë vendin në formacionin startues.

Gazeta italiane “Corriere dello Sport”, ka publikuar statistikat për mbrojtësit më produktiv deri tashti në Serien A, transmeton Indeksonline.

Rrahmani është në vendin e parë për duelet e fituara në ajër, me 79%.

Futbollisti nga Prishtina, lë mbrapa mbrojtësin e Romës Chris Smalling e Alessio Romagnolin të Milanit që kanë fituar nga 73%, përkatësisht 67%.

/Indeksonline/