75 Mall Live Search
20:04 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rrahmani merr rrugën drejtë Italisë, po shkon te skuadra e re

Amir Rrahmani do të largohet nga Dinamo Zagrebi gjatë këtij afati kalimtar.

Mbrojtësi i Kosovës me shumë gjasë do të bashkohet me skuadrën nga Serie B, Hellas Verona.

Menaxheri i tij, Adrian Aliaj ka publikuar një fotografi së bashku me Rrahmanin duke udhëtuar me aeroplan.

“Itali, ne po vijmë”, ka shkruar Aliaj në Facebook.

Rrahmani pritet që gjatë ditës së nesërme ti kryej testet mjeksore te skuadra e Hellas Veronës. /IndeksOnline/