75 Mall Live Search
16:00 / E Mërkurë, 23 Mars 2022 / C E

Rrahmani: Ndeshjet e marsit, ideale për t’u përgatitur për Ligën e Kombeve

Amir Rrahmani i konsideron si të rëndësishme dy ndeshjet miqësore të marsit.

Futbollisti kosovar thotë se këto ditë i kanë shërbyer atij dhe shokëve për t’u njohur me trajnerin e ri, Alain Giresse.

Sipas tij, këto ndeshje po ashtu do të shërbejnë për ndeshjet e Ligës së Kombeve, të cilat do të luhen në muajin qershor.

Jemi duke u përgatitur për ndeshjen me Burkina Fason për ta treguar atë që dëshiron trajneri. Pas kësaj ndeshje e kemi edhe atë me Zvicrën. Të dyja ndeshjet do të na ndihmojnë për ndeshjet e qershorit në Ligën e Kombeve. Do të jenë ndeshje të rëndësishme, ta shohim se çka kërkon trajneri nga ne dhe që në këto miqësore të perfeksionohemi për ndeshjet e qershorit”, deklaroi Rrahmani në konferencë për shtyp.

Rrahmani tutje shtoi se trajneri Giresse po i duket një person pozitiv dhe shpreson të jetë gjithmonë kështu, sepse “Dardanëve” ju nevojitet një person pozitiv.