Rrahmani ndër më të mirët, mund ta votoni në formacionin e vitit nga FC26
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është përfshirë në grupin e lojtarëve për t’u futur në formacionin e vitit nga FC26.
Në sajtin zyrtar të “easports”, ju mund të zgjedhni 11 lojtarët më të mirë të këtij sezoni, shkruan Indeksonline
Në këtë mes është edhe kapiteni i “dardanëve”, Amir Rrahmani.
Mbrojtësi është futur në këtë listë për shkak të suksesit të tij të jashtëzakonshëm me Napolin./Indeksonline/
Votoni këtu: https://toty.easports.com/en-gb

