75 Mall Live Search
09:06 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rrahmani nën urdhra të Gattusos, kryen testet mjekësore te Napoli

Një arritje e madhe në karrierën e Amir Rrahmanit, që aktualisht luan me Veronën në Serinë A.

Sipas asaj që raporton Migen Memelli për “Zona gol”, nisur nga kontaktet me agjencinë e marketingut që zotëron futbollistin, janë kryer me sukses testet mjekësore në ekipin e ri.

Bëhet fjalë për skuadrën e njohur të Serisë A, Napolin.

Gjithçka ka përfunduar në këtë drejtim dhe pritet vetëm zyrtarizimi i ekipeve për transferimin e kryer në vlerën e 15 milionë eurove.

Gjithashtu është arritur marrëveshja që Rrahmani të luajë te Verona deri në fundin e sezonit, por menjëherë pas saj, do të kalojë tek ekipi që drejtohet nga Gatuso.

Një arritje e madhe kjo për Rrahmanin, që disa vjet më parë ishte pjesë e futbollit kosovar.