75 Mall Live Search
17:31 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

Rrahmani: Nëse ka mbetur që duke i dënuar komunitetet e jo ‘peshqit e mëdhenj’ të shkojmë përpara, atëherë ne po sakrifikohemi

Nëse Kosova përparon duke i dënuar komunitetet, peshqit e vegjël, atëherë ashkalinjët e Kosovës janë të gatshëm të bëj këtë sakrificë, shkruan IndeksOnline

Kështu ka thënë në emisionin Frontal të T7, anëtari i Partia e Ashkalive për Integrim Qazim Rrahmani, i cili ka thënë se voto e kryetarit të partisë dhe deputetit Etem Arifi,  për qeverinë Hoti ka qenë plotësisht legjitim.

“Ai ka të drejtën e deputetit edhe me datën 2 apo 3 qershor ka qenë votë e rregullt. Unë mendoj që kemi respektuar kushtetutën dhe ka marrë votën për të na përfaqësuar, vota e tij, të gjithë kompetencat i gëzon, vota e tij është e rregullt”, tha Rrahmani.

Ai ka shtuar tutje se çfarëdo vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese ata do ta respektojnë./IndeksOnline