Rrahmani po kërkohet nga skuadra e njohur evropiane
Skuadra belge Standard Liege është shumë e interesuar për mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.
25 vjeçari i cili u shpall kampion me Dinamo Zagrebin në Kroaci mund të përfundoj në skuadër së bashku me Mergim Vojvodën gjatë këtij afati kalimtar.
Indeksonline mëson se dy skuadrat kanë pasur takime për Rrahmanin por nuk ka ende ndonjë marrëveshje të arritur.
Për mbrojtësin e Kosovës janë duke u interesuar edhe Celtic Glasgow dhe Ameins në Francë.
Rrahmani është i grumbulluar me Kombëtaren në Sofje, ku sot luhet ndeshja kundër Bullgarisë. Ai pritet të jetë kapiten edhe në këtë ndeshje. /IndeksOnline/