Rrahmani pranon çmimin ‘Sportisti i vitit’ nga Komuna e Prishtinës

Pas përfundimit të sezonit në Serie A, Amir Rrahmani ka arritur të martën në Prishtinë.
Kapiteni i kombëtares së Kosovës është pritur sot në Komunën e Prishtinës nga drejtori për Sport, Fitim Rexha dhe zyrtari Kushtrim Mushica, shkruan Indeksonline.
Rrahmani ka pranuar çmimin ‘Sportisti më i mirë i vitit’ për 2019-tën.
Mbrojtësi i Napolit ishte shpërblyer vitin e kaluar nga Komuna e Prishtinës, por nuk pati mundësi ta pranonte trofeun.
/Indeksonline/
