Rrahmani pret ftesë nga Kosova: Ëndërr e madhe të prezantosh vendin tënd

Futbollisti Albion Rrahmani ka folur për paraqitjen e tij me Rapid Bukureshtin dhe shumë gjëra të tjera.
Rrahmani, mes tjerash ka folur edhe për ftesën nga kombëtarja e Kosovës.
“Patjetër që Kosova është një ëndërr ime që të luajë atje, shpresoj se në shtator do të jem i ftuar”, u shpreh Rrahmani në Klan Kosova.
“Jo hale s’kam marrë ftesë, jam duke pritur, me padurim, patjetër është ëndërr e madhe të prezantosh vendin tënd”.
Ai gjithashtu ka folur edhe rreth ish-skuadrës së tij, Ballkanit.
Duke thënë se shpreson se Ballkani do të kualifikohet sërish në grupet e Ligës së Konferencës.
“I kom përcjell të gjitha ndeshjet, jam shumë krenar, janë me një këmbë në grupet e Ligës së Konferencës. Dora e trajnerit Ilir Daja shihet shumë me taktikat e tij të jashtëzakonshme”, u shpreh Rrahmani.
“Unë them me plotë gojë se Ballkani e ka merituar këtë sukses, shpresoj se do të jenë pjesë e grupit të Ligës së Konferencës”.
Ai shtoi se shpreson se në grupe do të kenë edhe më shumë suksese.