Rrahmani pritet të mos jetë pjesë e kombëtares së Kosovës për ndeshjet e tetorit, Napoli izolon skuadrën

Ekipi i Napolit do ta izoloj gjithë ekipin për shkak të rasteve të fundit me koronavirus.
Ata nuk do të udhëtojnë nesër drejt Torinos për të luajtur kundër Juventusit, transmeton Indeksonline.
Kjo për shkak se autoritetet lokale nuk e kanë lejuar skuadrën që të udhëtoj për shkak të vendimit të Drejtorisë së Shendetësisë, raporton gazetari Tancredi Palmeri.
Kjo do të thotë se Amir Rrahmani nuk do të mund të udhëtoj drejt Kosovës për ta ndihmuar kombëtaren.
Juventusi ka njoftuar se nesër do të dal në fushë edhe nëse Napoli nuk paraqitet. Kjo do të thotë se “Zonja e Vjetër” po mendon ta fitoj ndeshjen 3:0 në tavolinë./Indeksonline/
JUST IN:
— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) October 3, 2020
Juventus official statement saying that they will field their team tomorrow v Napoli.
Napoli wasn’t allowed to travel due to health decision from local authorities.
Juventus going for forcing the 3-0 sanction to Napoli