23:37 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rrahmani: Referi më tha se do ta ndërpres ndeshjen nëse dëgjon kore raciste

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani në një intervistë pas ndeshjes u shprehë se referi i kishte thënë në një moment të  lojës se po të bënin kore raciste tifozët çek, atëherë do ta ndërpriste ndeshjen.

“Është e vërtetë që prekëm ëndrrën e Evropianit, të them të drejtën as unë nuk e di pse. Gjatë gjithë ndeshjes nuk ishim në nivelin e duhur si ekip. I kam thënë edhe para ndeshjes se Çekia është përgatitur shumë për neve.”

“ Të them të drejtën, Çekia normalisht ka futbollistë shumë të rrezikshëm dhe kanë bërë presion të lartë, unë edhe Aliti nuk kemi pasur mundësi të pasojmë vertikalisht për të krijuar hapësira më shumë.”

“Isha i vetëm që po insistoja dhe i flisja në gjuhën italiane dhe se po bënin kore ndaj neve, gjyqtari italian më tha se nuk e kupton ti gjuhën. Por, unë i thash se e kuptoj pak gjuhën e tij dhe më pas ai erdhi prapë te unë dhe më tha që nëse ndodhë edhe njëherë atëherë do të ndërpritet ndeshja.”, u shprehë ai. /Indeksonline/