17:04 / E Shtunë, 06 Janar 2024 / Gj. Sh

Rrahmani rikthehet me gol nga lëndimi, debutojnë Hasani dhe Ermal Krasniqi

Skuadra e Rapid Bucurestit luajti sot një miqëosre, e para për vitin e ri 2024 dhe përfundoi me rezultatin 3 me 3.

Në këtë ndeshje gol shënoi edhe Albion Rrahmani, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, shkruan Indeksonline

Rrahmani shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 75’të për ta barazuar rezultatin në 2 me 2 ndaj Sakaryasporit.

Në këtë ndeshje debutuan edhe dy lojtarët tjerë kosovarë, Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi./Indeksonline/