Rrahmani: Shpresa për kualifikim ekziston

Ballkani është mposhtur me rezultat 1:2 në “Fadil Vokrri” nga Sivasspor.
Pas ndeshjes, për Klan Kosova ka folur sulmuesi Albion Rrahmani.
Rrahmani tha se dëshiron t’u kërkojë falje tifozëve nga Suhareka.
“Me anë të kësaj interviste desha t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Suharekës për ato raste të humbura, por shpresoj se do të kthehemi më të fortë në ndeshjet në vazhdim”, tha Rrahmani.
Ai theksoi se shpresa për kualifikim ende ekziston.
“Patjetër, shpresa për kualifikim ekziston. Nëse i fitojmë dy ndeshjet e ardhshme, do të kemi mundësi t’i kalojmë grupet. Ne do të fokusohemi 100% në këto dy ndeshje”, theksoi ai.
Ndeshjen e ardhshme skuadra e Ilir Dajës do ta luajë kundër Slavia Pragës.
Loja zhvillohet në “Fadil Vokrri” më 27 tetor.