Rrahmani të martën mund të bëhet lojtari me më shumë ndeshje për Kosovën
Amir Rrahmani ishte kapiten në fitoren e madhe të Kosovës 2-1 kundër Çekisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mbrojtësi i Veronës zhvilloi ndeshjen e 25-të me fanellën e Kosovës, duke barazuar kapitenin e parë Samir Ujkanin.
Por të martën kundër Anglisë, Rrahmani pritet të bëhet futbollisti me më shumë paraqitje për Dardanët. /IndeksOnline/