Rrahmani titullar ndaj Juventusit, formacionet zyrtare

Një ndeshje e shumëpritur, pasi që lideri Napoli do të luan kundër vendit të dytë Juventusit në një betejë për kreun e Serie A të premten në mbrëmje
Liderët e Serie A, Napoli do të pret vendin e dytë Juventusin të premten në stadiumin Diego Armando Maradona, në një ndeshje që mund të konsiderohet kryesore për garën për Skudeto në Itali.
Skuadra nga Pamplona për momentin është gjashtë pikë më lart në Serie A dhe hynë në ndeshjen e xhiros së 18 në Serie A në një pozitë të mirë për ta fituar Skudeton pas tri dekadave. Pasi e filloi vitin me humbjen e tyre të parë në sezonin vendor, Napoli është kthyer pas humbjes nga Interi me një fitore 2-0 ndaj Sampdoria në ndeshjen e fundit në Ligë.
Top golashënuesi i Serie A hapi llogarinë e tij duke shënuars herët në këtë ndeshje, para se Eljif Elmas shënoi nga penalltia në pjesën e dytë për të siguruar tri pikë.
Skuadra e Luciano Spallettit do të përballet me një tjetër test sot për titull pasi që ata presin Juventusin e ringjallur.
Juventus ka arritur që ta rikuperojë veten nga starti jo i mirë i sezonit dhe një fitore sonte do të thoshte që ata të kenë katër pikë më pak se Napoli që do të shtonte presionin tek ta për titull.
Napoli ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm në ndeshjet si vendas, pasi që ata ende nuk kanë shijuar humbje para tifozëve të tyre.
Napoli ka sulmin më të mirë në Itali, pasi që kanë shënuar 39 herë deri me tani këtë sezon, derisa Juventusi ka njërën prej mbrojtjeve më të mira në ligë, duke pranuar vetëm shtatë gola.
Për Napolin nga minuta e parë ka startuar Amir Rrahmani në mbrojtje kurse në sulm luajnë: Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.
Në anën tjetër sulmit të Juventusit sonte i prin: Chiesa, Milik dhe Angel Di Maria.
Formacionet zyrtare:
Napoli
Meret: Di Lorenzo; Kim Min-Jae, Rrahmani, Rui; Zambo-Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.

Juventus: Szczesny, Danilo, Bremer Alex Sandro Locatelli, Mckennie, Rabiot, Kostic, Chiesa, Di Maria, Milik.

Ndeshja fillon në ora 21:00 në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli të Italisë.