Rrahu bashkëshorten, një muaj paraburgim për të dyshuarin O.T nga Ferizaj

Gjykata Themelore e Ferizajt ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit O.T. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: Lëndim i lehtë trupor.
Gjyqtari i procedurës Shabi Idrizi, kërkesën e Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka miratuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe atij i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat e KPPRK-së, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, duke vlerësuar se po të gjendej në liri i pandehuri mund të asgjësoj, fsheh, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprave penale apo edhe të ndikojë në dëshmitë e të së dëmtuarës përkatësisht bashkëshortes së tij, për faktin se i dyshuari jeton në bashkësi familjare me të dëmtuarën dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale.