Rrahu familjaret, arrestohet një person në Gjakovë

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht dy familjare të tij.
Sipas raportit policor, i dyshuari kishte shkaktuar edhe dëme materiale në shtëpi.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. I dyshuari kishte shkaktuar edhe dëme materiale në shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.