11:16 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rrahu gruan dhe taksistin që po e dërgonte atë tek familjarët, arrestohet në Prizren

Një person i dyshuar është arrestuar në Prizren, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Përpos kësaj, i dyshuari përdori dhunë edhe ndaj një mashkulli tjetër që në këtë rast ishte vozitës taksie dhe po dërgonte viktimën femër tek familjarët e saj.

Që të tre të përfshirët në këtë rast janë shtetas të Shqipërisë, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.