09:25 / E Shtunë, 10 Korrik 2021 / B O

Rrahu gruan e tij dhe u arratis, policia e arreston ferizajasin në kufi me Shqipërinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe ishte arratisur.

I njëjti është kapur në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me datën 31.05.2021, kishte trajtuar një rast dhunë në familje. Në lidhje me këtë, kishte intervistuar viktimën me inicialet M.F (F/SH/SH) 33 vjeçare, ngaqë bashkëshorti i sajë, me inicialet R.GJ (M/SH/K) 38 vjeçar, e kishte sulmuar, duke i shkaktuar kështu edhe lëndime trupore, për shkak të disa mosmarrëveshjeve që kishin mes vete.

Meqë, rasti ishte raportuar në polici, i dyshuari ishte arratisur dhe nuk është paraqitur në polici.

Policia, nga rajoni i Ferizajt, kishte marr veprimet e duhura policore dhe të njëjtin e ka futur në ‘’Stop listë’’ dhe me datën 08.07.2021, rreth orës 18:50, i dyshuari i cili ishte nën kërkim policor, është ndaluar në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.

Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin për dhunë në familje dhe me vendim të Prokurorit, nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i njëjti është ndaluar për 48 orë. Rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore.