75 Mall Live Search
08:57 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / L K

Rrahu nënën e tij dhe i shkaktoi lëndime trupore, arrestohet personi në Klinë

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se ka arrestuar një person në Klinë, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, kështu duke i shkaktuar lëndimet trupore.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ishte me probleme mendore dhe është dërguar më pas në mbajtje.

Ndërsa, nëna e tij kishte pranuar tretmanë mjekësorë, përcjell IndeksOnline.