09:42 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / OSH

Rrahu nxënësin, arrestohet mësuesi në Gjilan

Dje është arrestuar një mësimdhënës në komunën e Gjilanit, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, mësuesi kishte sulmuar fizikisht një nxënës.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Prishtinës, Gjilan 30.03.2021 13:10.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-mësimdhënës,   pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar -nxënës .  Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/