11:43 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Rrahu prindërit, arrestohet prishtinasi

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Prishtinë, i cili dyshohet se më 3 maj ka rrahur prindërit e tij.

“Me 14.05.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti  i kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/