Rrahu prindin, arrestohet një person në Rahovec
Policia e Kosovës ka arrestuar dje në person në fshatin Xërxë të Rahovecit pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindin e tij.
Përvec kësaj personi në fjalë ka dëmtuar edhe orenditë shtëpiake, njofton Indeksonline.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/