75 Mall Live Search
16:24 / E Diele, 16 Shkurt 2025 / G T

Rrallë ndodh, skuadra e Tottenham Hotspurit përmend Prishtinën

Skuadra e Tottenham Hotspur sot luan ndaj Manchester Unitedit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Premier League.

Në një postim të klubit nga Londra përmendet qyteti i Prishtinës, shkruan Indeksonline

Në këtë postim të publikuar në rrjetet sociale nga klubi i Spurs, tregohet orari i këtij takimi.

Dhe nuk mungon emri i Prishtinës, që në të vërtetë rrallë ndodh kjo nga një klub anglez.

Pra nga ora 17:30, Tottenham e pret në shtëpi ekipin e Ruben Amorimit./Indeksonline/