08:53 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / Blerim

Rrallë ndodh në Angli, Tucheli u jep pushim futbollistëve

Skuadra e Chelseat ka shënuar një fitore të madhe mbrëmë ndaj Newcastle United me rezultat 2-0.

Në Angli vazhdon të jetë orar i ngjeshur për të gjitha ekipet, sidomos ato që luajnë në të gjitha kompeticionet, shkruan IndeksOnline.

Gjatë kësaj jave rikthehet UEFA Champions League, andaj klubeve pjesëmarrëse u shtohet edhe një “gajle” tjetër.

Rrallë ndodh në Angli, por trajneri gjerman, Thomas Tuchel, u ka dhënë dy ditë pushim futbollistëve të Chelseat.

Pushimi vjen pasi trajneri gjerman shpreson që lojtarët e tij të jenë në gjendje të mirë për ndeshjen në javën e ardhshme ndaj Atletico Madridit në kuadër të 1/16 së UEFA Champions.

Kujtojmë se para ndeshjes me klubin madrilen, blutë do të luajnë në Premierligë të shtunën kundër Southamptonit./IndeksOnline/