75 Mall Live Search
19:12 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Rrëfehet 24 vjeçarja pas aksidentit: Më ka humbë vetëdija, se di si ndodhi!

24 vjeçarja, Xh.H ka qenë e përfshirë në aksidentin i cili ndodhi sot në Gjilan.

Ajo thotë se i kujtohet shumë pak se si ndodhi aksidenti në fjalë, derisa për Indeksonline ka treguar se çfarë i kujtohet nga gjithë kjo ngjarje.

“Kam qenë në taksi dhe e kam të paqart çka ka ndodhë, më ka humb vetëdija po më tregojnë këta që e kam dhënë numrin e të dashurit për me e lajmru por unë nuk po e mbajë  mend. Nuk po më kujtohet as ku kam pas me shku… krejt tjerat i kam të paqarta. Mjekt i kanë kry ekzaminimrt kam dhimbje të shpinës por jo diçka serioze edhe te pjesa e ballit pak të grithun. Nuk e kom marr as telefonin me shiqu ka ka ndodhë”, ka thënë ajo për Indeksonline.