07:34 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Rrëfehet 26 vjeçari: E dashura është shtatzënë por unë po e tradhtoj me një vajzë dhe…

Një djalë 26 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me një vajzë të mrekullueshme por që e ka tradhtuar atë me një vajzë që e ka njohur përmes internetit.

Ai thotë se më pas e dashura e tij ka mbetur shtatzënë dhe ai i ka kërkuar që të ndahet vajzës tjetër me të cilën po dilte dhe më pas ajo i ka dërguar mesazh të dashurës së tij dhe kështu ajo është thyer.

Djali tani thotë se nuk e di çka të bëjë, pasi ajo është shtatzënë dhe nuk e di a të qëndrojë me të.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të tij:

Kam një të dashur të mrekullueshme por e kam tradhtuar atë me një vajzë që njoha online.

Tani e dashura ime është shtatzënë dhe vajza me të cilën jam i ka treguar asaj të vërtetën, se unë bëj jetë të dyfishtë.

Unë jam 26 vjet ndërsa ajo është 24 dhe jemi bashkë prej 3 vitesh. Ne jetojmë bashkë në një banesë dhe kemi një lidhje të mrekullueshme por kemi filluar të kemi probleme në shtrat.

Një kolege e imja vdiq në moshën 37 vjeçare nga kanceri, kështu që unë vendosa që të vrapoj në një maratonë, paratë e të cilës mblidheshin për bamirësi. Unë punoj si IT. Unë nuk isha një person që ushtroja dhe me trup të tonifikuar dhe të arrija këtë ishte shumë e vështirë. Isha shumë i stresuar dhe u grinda me të dashurën dhe u bëra edhe më keq.

Unë fillova të vrapoja para dhe pas punës. Trajnimi filloi mirë por unë kthehesha vonë në shtëpi dhe isha i lodhur për të bërë diçka më shumë se të flija gjumë.

E dashura ime dëshironte që të fliste me mua dhe që të bënte seks. Unë nuk kisha në qejf për ta bërë. Unë u zhvendosa në një dhomë vetëm dhe flisja online me një femër.

Një femër jetonte afër dhe ne vendosëm që të njiheshim. Ajo është 27 vjet dhe seksi me të është shumë i mirë, pa asnjë stres sikur që e kam në lidhjen time.

Sidoqoftë, e dashura ime mbeti shtatzënë me mua dhe për të dy ishte shok dhe ajo do që ta mbajë foshnjën.

Për sigurinë e saj unë u ndala nga maratona dhe i thash vajzës me të cilën dilja se duhet ta përfundonim por ajo i dërgoi mesazh të dashurës time dhe mi nxori të gjitha të këqijat. Natyrisht ajo ishte e thyer dhe unë isha i turpëruar dhe nuk e dija se çka të bëja.

Unë nuk kam arsyetim për mënyrën se si jam sjellë, përveç ndërtimit tim në shkollë që është e vërtetë.

Unë mendoj se kjo ndoshta ka ndikuar, pasi kam dashur që ta përmbushë egon time që t’i kem dy femra në të njëjtën kohë.

A duhet të rri me të dashurën time apo ta lë atë dhe të kërkoj dikë tjetër? E dua shumë atë por ajo meriton më shumë se unë.

Kjo është përgjigja e psikologes për djalin:

Ajo meriton sjellje më të mirë nga ti dhe ti mund të ndryshosh dhe ajo po pret fëmijën tënd, kështu që të largohesh nuk do të jetë aspak e mirë.

Kërko falje nga ajo dhe thuaj se më kurrë nuk do ta bësh. Tregoi që ti ke qenë i stresuar dhe nuk ke menduar. Po, ajo do të jetë e mërzitur por ajo dëshiron që ti të jesh me të.

Ajo ka nevojë që ta di që ti dëshiron të punosh dhe se nuk do e lësh më si tani.