18:09 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rrëfehet 35 vjeçarja: Burri vazhdimisht dehet dhe na rrahë, e tradhtova me shokun e vjetër por…

Një grua 35 vjeçare, nënë e dy fëmijëve, ka rrëfyer për The Sun se burri i saj dehet vazhdimisht dhe madje i rrah atë dhe dy fëmijët e tyre, përcjell Bota sot.

Ajo thotë se me të është njohur qysh kur ka qenë 16 vjeçare dhe është e martuar me të prej 15 vitesh.

Gruaja rrëfen se e ka tradhtuar atë me një shok të vjetër, derisa ishte takuar me të në qytet dhe kishin dalë disa herë dhe kishin bërë seks, por që edhe ai ka qenë i martuar dhe janë ndarë pasi do të lëndonin shumë njerëz.

35 vjeçarja thotë se e ka kuptuar se si është të jesh e dashuruar sërish.

Ndërsa fëmijët thotë se mbyllen në dhomë, e ajo duhet të jetojë një martesë të palumtur, por që nuk e di çfarë duhet të bëjë, pasi mendon më shumë për fëmijët.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të saj:

Kam qenë duke bërë seks të mrekullueshëm me një burrë të dashur. E dija që do të duhej të përfundonte por unë të paktën tani e di se si është të jesh e dashuruar. Cila është përgjigja për mua tani?

E njoha burrin tim kur isha 16 vjeç dhe jemi të martuar prej 15 vitesh. Unë jam 35 vjet dhe ai është 37 dhe ne kemi një djalë 14 vjet dhe një vajzë 12 vjet.

Burri im ka pirë gjithmonë. Në fillim nuk ishte shumë por me kalimin e kohës kjo u bë më e madhe dhe pas disa vitesh u bë problem serioz.

E takova një shok të vjetër në qytet tre muaj më parë. Ai është 38 vjet dhe ka qenë në shkollë me vëllain tim. Ne u ulëm dhe biseduam dhe unë i tregova gjithçka atij.

Ai sugjeroi që të takohemi sërish dhe të flasim kur kemi më shumë kohë. Unë shpërtheva në lot dhe ai më mori të më shëtiste me veturë nëpër qytet që të më qetësonte. Ai e ndali veturën dhe më puthi mua.

U ndjeva aq mirë dhe e dashur, andaj përfunduam duke bërë seks.

Ne u takuam sërish edhe disa herë të tjera dhe bëmë seks sërish. Tani ka përfunduar por unë e kuptova se si është të jem gjallë sërish.

Ne nuk deshëm të përfundonim atë por do të lëndoheshim shumë njerëz. Ai është i martuar po ashtu.

Tani unë jam në një martesë të mjerë. Burri im nuk pi para pune por çdoherë pi në mbrëmje dhe në vikende.

Fëmijët kanë filluar ta diskutojnë këtë, duke thënë se babai është gjithmonë i dehur. Për ta shmangur këtë, ata vetëm shkojnë në dhomën e tyre.

Ai rënkon vazhdimisht. Ai ka një temperament të shpejt dhe na godet ne të gjithëve. Ai thotë se na godet pasi atë nuk e dëgjon askush.

Kam folur me të për gjithë këtë dhe ai ndryshon për 1 javë ose 2 dhe më pas i kthehet gjendjes së mëparshme.

Jam shumë e palumtur me të. Unë nuk e dua atë dhe asnjëherë nuk dua të bëj seks me të. Unë pajtohem me të vetëm që ta ndaloj komplikimin.

Më vjen keq më shumë për fëmijët se për veten, por çfarë të bëj? A t’i hedh poshtë gjithë këto 20 vite deri tani?

Kjo është përgjigja e psikologes:

Nuk do të jenë të humbura derisa ti i do fëmijët tu por ti je duke bërë jo mirë që lejon dehjen e tij dhe sjelljen. Kjo ju jep atyre mesazh të keq për ty, marrëdhënien dhe veten e tyre.

A ke provuar t’i tregosh burrit tënd për dëmin që i shkakton shëndetit të tij, fëmijëve dhe martesës suaj.

Nëse ai nuk kupton dhe nuk do të ndryshojë, tregoi që martesa juaj ka përfunduar dhe kërko ndihmë. Do të jetë e dhimbshme por do të jetë më mirë./BS/

Temat: