15:53 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Rrëfehet 37-vjeçari: Ajo që po më bën dashnorja e martuar, po më…

Një burrë 37-vjeçar ka rrëfyer për “The Sun”, historinë e tij me të dashurën e tij të martuar. Ai ka thënë se dëshiron ta shohë më shpesh të dashurën, por ajo nuk po dëshiron ta braktisë burrin e saj dhe tre fëmijët.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj të plotë:

Unë jam grindur keq me të dashurën time të martuar, për mungesën e kalimit të kohës së bashku. Ajo hidhërohet sa herë që i kërkoj prej saj që të dalim më shpesh.

Unë jam 37 vjeçar, ndërsa ajo është 34 vjeçe. Ajo ka tre fëmijë dhe thotë se nuk mund ta lë burrin e saj. Ajo takohet me miqtë e saj disa herë në javë.

Ajo më akuzon, duke më thënë se po përpiqem që ta ndajë nga miqtë e saj.

Ne jemi në lidhje qe tri vite me radhë.

Nuk mendoj që është e tepërt dhe e paarsyeshme, nëse po kërkoj prej saj që të dalim pasdite ose të kalojmë një natë së bashku, por ajo këmbëngul që është.

Unë e di që nuk duhet ta shoh atë, por e dashuroj ato dhe nuk mund të ndaloj. A jam shumë i pangopur duke kërkuar ta shoh më shpesh?

Përgjigjja e psikologes:

Nëse ajo nuk ishte e martuar,  unë do të thoja jo. Por ju e dini në zemrën tuaj se ajo nuk ka ndërmend të lë burrin e saj – të paktën jo, derisa ajo mund ta ketë mirë me ty dhe burrin.

Është koha të mendosh për veten dhe atë që dëshiron. Ballafaqohuni me faktin se kjo çështje nuk ju çon askund.

Përqendrohuni në gjetjen e dikujt që është i lirë të ketë një marrëdhënie me ju. E-fletëpalosja ime “Dashuria jote nuk ishte e lirë” do t’ju ndihmojë të vendosni.