75 Mall Live Search
10:34 / E Hënë, 30 Shtator 2024 / AR

Rrëfehet aktorja: Vështirë të jesh nënë beqare, është një luftë e madhe

Aktorja Sophie Turner ka treguar se të jesh nënë beqare pas divorcit nga këngëtari Joe Jonas ishte e vështirë. Turner dhe Jonas kanë dy vajza, Will (4) dhe Delphine (2).

Ajo ka folur për situatën e saj private gjatë promovimit të serialit të ri Joan, i cili flet për një nënë beqare dhe një hajdut bizhuterish në vitet tetëdhjetë, transmeton Indeksonline.

“Nëse nuk do të isha nënë, nuk e di nëse mund të sjell të njëjtën energji që bëj”, tha ajo për Sunday Times-it. “Është gjithashtu shumë e rëndësishme që fëmijët të shohin se sa shumë punojnë prindërit e tyre për ta”, tha ajo.

Joe bëri kërkesë për divorc në shtator 2023, dhe jo shumë kohë më pas, titujt u mbushën me detaje të betejës së tyre mjaft torturuese për kujdestarinë dhe paratë.

Shumica e problemeve kishin të bënin me marrëveshjen se ku do të jetonin fëmijët e tyre. Sophie donte t’i merrte vajzat në vendlindjen e saj, Britaninë e Madhe, ndërsa Joe këmbënguli që ato të qëndronin në SHBA./Indeksonline/