23:58 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rrëfehet Allegri: Ja pse Ibrahimoviq ishte gjithmonë i zemëruar te Milani

Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit, Massimiliano Allegri foli sot për gazetën me qendër në Milan la Gazzetta dello Sport, duke diskutuar përvojat e tij si trajner i kuqezinjve.

“Në Milan Ibra ishte gjithnjë i zemëruar sepse të tjerët nuk mund të vazhdonin me të. Dhe për dy vjet unë i shpjegova se të tjerët nuk po luanin si ai dhe Ibra duhej ta kuptonte këtë.”

Allegri stërviti kuqezinjtë për gati katër vjet, duke fituar një titull kampioni dhe Superkupën e Italisë me skuadrën përpara se të transferohej në Juventus, ku ai fitoi pesë tituj të ligës, katër Coppa Italias, dy Superkupa italiane dhe arriti dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve. Ai u përfshi në Sallën e famës të Futbollit Italian vitin e kaluar për kontributin në futbollin italian./Indeksonline/