Rrëfehet Carla Del Ponte: Çfarë e kishte paralajmëruar Albright në lidhje me Ramush Haradinaj

Ish kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Carla Del Ponte në një intervistë me një nga mediat gjermane, ka treguar detaje në lidhje me gjykimin ndaj Ramush Haradinajt, transmeton Gazeta Metro.
Ponte, tha se gjatë kohës që po hetohej ish kryeministri Ramush Haradinaj, kishte pranuar një thirrje nga sekretarja amerikane Madeleine Albright.
“Jo, sepse atëherë mund të ankohesha në publik. Por Madeleine Albright, e cila ishte sekretare e shtetit në atë kohë, më tha në telefon: Carla, ngadalë, ngadalë. Bëni kujdes me (ish-udhëheqësin e UÇK-së Ramush) Haradinaj, përndryshe do të ketë trazira në Kosovë.”, tha Del Ponte.
Del Ponte u pyet edhe për gjykimin e kriminelit serb Slobodan Milosevic, kur tha se ishte befasuar nga mënyra e tij se si ai mori në pyetje dëshmitarët gjatë gjyqit.
‘’ E vetmja gjë që më befasoi ishte mënyra se si ai i mori në pyetje dëshmitarët gjatë gjyqit. Shumë prej tyre ende panë presidentin tek ai dhe ishin frikësuar. Ai madje bëri që disa prej tyre të tërhiqnin dëshminë e tyre’’, tha ajo.