18:54 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rrëfehet gazetarja: Trump tentoi të më puthte në ashensor

Ish-spikerja e lajmeve në Fox News ka deklaruar se presidenti i Amerikës, Donald Trump ka tentuar që ta puthë në buzë në periudhën kur ai u martua më gruan e dytë Melania Trump.

Juliet Huddy u shpreh se Trump bëri lëvizjen e pamatur në një ashensor pas një dreke që hëngrën në Trump Tower në vitin 2005.

Presidenti amerikan dhe Melania u martuan në janar të vitit 2005.

Spikerja pohoi se nuk ishte kërcënuar as ofenduar nga sjellja në atë kohë por se ndihej pak e tronditur.

Incidenti i pretenduar ngjason me akuzat e disa femrave të tjera që thanë se Trump ka tentuar të afrohet më shumë se ç’duhet ndaj tyre. Por ai i ka mohuar të gjitha akuzat.