75 Mall Live Search
15:28 / E Martë, 16 Qershor 2020 / kutia

Rrëfehet infermierja e prekur me COVID-19: Lajmin e përballova shumë keq

Kjo punëtore shëndetësore e cila e fitoi betejën me një virus krejt të panjohur për vendin tonë, menjëherë pasi u shërua dhe mori rekomandimin e institucioneve përgjegjëse shëndetësore që mund t’i kthehet punës, nuk priti gjatë dhe vazhdoi kontributin e saj në krye të detyrës.

Ajo u bë sërish bashkë me pjesën tjetër të personelit shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit në këtë luftë që ka përfshirë të gjithë botën.

Derisa dëgjojmë rrëfime të personelit shëndetësor, për kohën e pandemisë, gjejmë se sfidë e madhe për të gjithë është fakti që ky virus erdhi me shumë të panjohura, duke sjellë shqetësim edhe të vet punëtorët e këtij sektori.

Duke e ditur sa lehtë bartet ky virus, punëtorët shëndetësor, përveç punës profesionale që po bëjnë, e kanë edhe hallin e mbajtjes së distancës me familjarët e tyre.

E infermierja e prekur me Covid 19 ka një porosi.

 “Të kenë kujdes, të mbajnë distancën, të rrinë në shtëpi për të mirën e familjes tonë dhe besoj që do të kalojë edhe kjo një ditë”.

Në Kosovë janë identifikuar gjithsej 1.615 raste, me gjithsej 33 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 963 raste që do të thotë se raste aktive në vendin tonë janë 619 raste.