15:51 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / OSH

Rrëfehet kandidati i AAK-së për deputetë: Për tu shkolluar më ndihmuan nëna me motrat, me punë dore

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, njëherit kanidati i AAK-së për deputet, Ramë Likaj ka rrëfyer për vështirësitë e tij familjare, në të kaluarën.

Ai ka thënë se shkollimin e tij e mundësuan nëna dhe motrat, me punë dore, transmeton IndeksOnline.

“Realisht, unë nuk i kam pas shumë kushtet shumë të mira familjare, është deshtë më vështirë me punë dore nana dhe motrat e mija më kanë ndihmu me u shkollu. Edhe familjarët të afërmit mu kanë gjend në çdo kohë. Edhe në shkollë të mesme, kam pas kolegë, shokë, shoqe që kanë qenë të njejtën situatë me mua. Inspirim e kemi pas Jusuf Gërvallen, edhe vazhdimisht i kemi recite poezitë e tij dhe kemi qenë të njoftuarm e të arriturat e tij. Por ka ndodhë e kundërta gjithë fëmijët të prindërit i qortojnë me mësu, ndërkaq te unë ka ndodhë e kundërta, nëna është munduar të mi largojë librat prej dore”, ka thënë Likaj, transmeton IndeksOnline.

Likaj ka treguar se si është angazhuar në politikë.

“Unë realisht kam qenë shumë i përkuashtuar në profesionin të cilin e qmojë shumë,  si mësues dhe nuk kam qenë aktiv asnjëherë në politik, e kam ndi si obligim më shërby në vendin tim dhe ka qenë një nder i madh edhe për shkak të lidhjeve familjare edhe regjinolae por edhe duke e njohur sakrificën dhe familjen Haradinaj, të njerëzve të heronjëve të Dukagjinit natyrisht që ju kam bashkagjit vizionit të tij, për një shtet të pavarur dhe oferta që më kanë bërë sepse për këtë pozitë nuk jam përgatitë sepse kam qenë në projekte ndërkombëtare sepse kam pas edhe financim prej ambasadave dhe jam ndier shumë i nderuar kur kryeministri atëherëHaradinaj më ka bërë ofertë për të udhëhequr një dikasterin e arsimit”, ka theksuar ai.

“Nuk jam politikan i karrierës, edhe në Facebook-un tim zyrtar shkruan mësimdhënës- mësues. Por megjithatë unë kam desht me reforma me ecë në sistemin e arsimit”, shtoi ai. /IndeksOnline/