Rrëfehet nëna e cila humbi vajzën e saj nga virusi “puthja e vdekjes”!
Prindërit Presley Trejo dhe Elias Trejo vendosën të ndajnë historinë e tyre me të gjithë, pasi që humbën vajzën e tyre të vogël.
Bebja e tyre ishte prekur nga HSV apo Herpes Simplex Virus.
Tek të rriturit ky virus nuk është se përbën problem, mirëpo tek fëmijët me imunitet të dobët mund të jetë fatal.
Ju mund të keni virus e të mos e dini, andaj kujdes – një puthje e juaja dikujt mund t’ia marrë jetën!
Lexoni rrëfimin e këtyrë prindërve që hubën vajzën e tyre të vogël:
E njoh familjen time dhe deri tani kam qenë e qetë për atë që i ka ndodhur vajzës sonë të ëmbël. Por, u lodha nga spekulimet se vendosa të tregojë se çfarë ndodhi, në mënyrë që të ngritet niveli i ndërgjegjes!
Emërson vdiq pasi që u prek nga virusi HSV-1. Është Virusi Herpes Simplex i njohur si virusi i ftohtë apo që njihet ndryshe si “puthja e vdekjes”, për foshnjat. Për të rriturit nuk është punë e madhe, por për foshnjat që kan imunitet të dobët është fatale!
Kur dikush ka këtë virus e që mund edhe të mos e dije, dhe e puth një fëmijë, po i njëjti virus mund të hapet me shpejtësi. Virusi juaj përhapet përmes pështymës dhe me shpejtësi tejet të madhe kalon në trupin e fëmiut, dhe në radhe të parë e sulmon trurin.
Fillimisht shfaqet si lloj meningjiti. Është lëngu i bazuar rreth rruazave dhe shkon drejt në tru. Pastaj përhapet në të gjitha organet e tyre. Kjo ndodh kaq shpejt sa nuk e din se foshnja është e sëmurë.
Gjendjen e njejtë e ka kaluar vajza ime Emersoni, kur ne arritëm në spital neve na thanë se mëlçia e saj është zhdukur plotësisht. Veshkat e saj ishin prapa. Gjithçka po dështonte. Ajo kishte shumë komplikime derisa na thanë se kishe vdekur në tru. Zemra e saj pushoi së rrahuri dhe e vetmja gjë që e mbajti të gjallë ishte oksigjeni ….
Vajza ime, mishi im dhe gjaku im i krijuar nga dashuria…
Virusin e mori pas 12 ditëve dhe ajo vdiq ngadalë, dhe tani nuk është më në jetën time!
Gjithkush duhet të dijë për këtë virus !!!! Njerëz mos i puthni bebet që nuk janë të juajat !!!!!!!!!! Kam dëgjuar për histori rreth foshnjave tjera që kalojnë këtë virus të njëjtë, por kurrë nuk kam menduar se do të më ndodh mua. E pra këtë herë, kjo ndodhi. Fëmijët e mi nuk kanë motrën e tyre, kurse bashkëshorti im dhe unë kemi humbur një vajzë të vogël. Mjekët thonë se këto rastë janë të rralla, por i njëjti virus kohën e fundit ka nisur të rritet.
Engjëlli ynë dukej e përkryer, e lumtur, e mrekullueshme dhe nuk është më këtu me ne për shkak të një virusi të tmerrshëm që njerëzit duhet të jenë më të vetëdijshëm për të …
Lidhur me këtë kam publikuar shumë fotografi personale, andaj ju lutem mos ngurroni të shpërndani këtë post. Njerëzit duhet të dijnë për këtë sëmundje, pasi që është sëmundje serioze dhe e rrezikshme. Bëni pjesën tuaj, mos i puthni bebet, bebet nuk e meritojnë këtë gjë, as Emerson nuk e meritonte!
Unë si grua, bashkëshorti im, fëmijët e mi nuk e meritonim këtë!
Unë kurrë nuk do ta shoh atë që të shkojë në kopshtin e fëmijëve, në shkollen e lartë ose në kolegj….
Burri im nuk do të ketë një vajzë për ta përcjellur në datën e dasmës, kurse unë kurrë nuk do ta kemë mundësinë të shoh atë të bëhet një nënë më e mirë se unë. Kjo nuk është e drejtë, ne nuk është dashur ta kalonim këtë. Të dua Emerson Faye, do ta mbajë emrin dhe dashurinë tënde deri në përjetësi dhe kurrë nuk do të harrojë … fluturo o fëmijë i bukur!