Rrëfehet Rodrygo: Kalova një kohë shumë të vështirë..!

Futbollisti i Real Madridit, Rodrygo kishte probleme me lëndimet në fund të sezonit të kaluar.
Sulmuesi brazilian i cili është rikthyer tashmë, ka rrëfyer se si i kaloii këta muajt e fundit, shkruan IndeksOnline.
Ai tha lëndimi ka ndikuar shumë dhe se ka kaluar kohë shumë të vështirë në fund të sezonit të kaluar.
“Kalova një kohë shumë të vështirë në fund të sezonit të kaluar. Doja të falënderoja familjen time që ishte aty me mua gjatë asaj kohe. Gjithashtu doja të falënderoja zotin Ancelotti, ai më shumë se kushdo tjetër e di se çfarë kam kaluar dhe më ndihmoi shumë”, ka deklaruar Rodrygo./IndeksOnline/