15:10 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Rrëfehet zjarrfikësi hero, ja evakuuam qytetarët (Video/Foto)

Pas përfshirjes nga zjarri të një ndërtese në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë i menjëhershëm ka qenë reagimi nga ekipi i zjarrfikësve.

E me këtë rast njëri nga pjesëtarët e zjarrfikësve që ishte në vendin e ngjarjes ka deklaruar se ka pasur aq shumë tim sa kanë pasur problem të gjejnë vatrën e zjarri, shkruan Indeksonline.

“Kemi marrë informatën për zjarr në një banesë kur kemi ardhur është kanë gjithë objekti në tim, Kemi intervenuar me fikje të zjarri, kemi aktivizuar ekipin për evakuim, kemi hasë njerëz shkallëve në banesë. Kur kemi hyrë brenda ishin 8 persona të lënduar nga timi Nuk ka ndonjë problem tjetër për t’u cekur.Ka pas aq shumë tim sa s’është ditur ku është vatra e zjarrit. Dikush na drejtojke për lart derisa e kemi gjetur”, ka Berat thënë Shala.

Duhet përkujtuar që zjarri është shfaqur në ora 14:00 sot dhe zjarrfikësit kanë arritur të evakuojnë edhe një fëmijë në mesin e familjarëve të ndërtesës ku edhe ishte zjarri./Indeksonline/