13:11 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / A. A

Rrëfim interesant/ Ja si ‘luftoi’ Ibrahimoviç me koronavirusin

Në tetor të këtij viti u infektua me koronavirusin suedezi Zlatan Ibrahimoviq.

Sulmuesi i Milanit ka rrëfyer për kohën e vështirë që e kaloi gjatë izolimit.

Ai thotë se ishte kurioz të shihet se çfarë është kjo sëmundje që e po e mundon gjithë botën.

“Kur më ndodhi në fillim, isha goxha i qetë, gati i intriguar. Doja të shihja se çfarë ishte ky Covid. Ajo goditi të gjithë botën, një tragjedi e madhe dhe tani më ka ardhur. Isha në shtëpi, duke pritur, duke parë se çfarë do të ndodhte. Dhembje koke, jo shumë të forta, por të mërzitshme, ishte e vështirë. Edhe humba shijen pak. Unë isha atje gjatë gjithë kohës, në shtëpi, i mërzitur, nuk mund të dilja, nuk mund të stërvitja mirë. Të qëndrosh vetëm është e tmerrshme. Në një moment po flisja në shtëpi dhe po u jepja emra mureve. Ju shikoni veten dhe imagjinojini të gjitha të këqijat mbi ju, madje edhe ato që nuk i keni. Keni dhembje për atë që ndjeni, dhe për atë që mendoni se po ndjeni”, deklaroi Ibrahimoviqi.

39-vjeçari e nisi sezonin i sivjetmë në mënyrë të mrekullueshme duke shënuar 10 gola në 6 ndeshje.

Por ritmin ia ndali lëndimi që e ka lënë jashtë fushës prej më shumë se 1 muaji. Ibra pritet të rikthehet në fillim të janarit.

/Indeksonline/