15:15 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rrëfime tronditëse të tri grave kosovare të dhunuara në luftë (Video)

19 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë, shumë qytetarë vazhdojnë t’i vuajnë pasojat e saj.

Sot e asaj dite shumë grave i është prishur jeta pas tmerrit të përjetuar nga dhuna seksuale.

Indeksonline ju sjell rrëfimin e tre grave për “ferrin” e përjetuar gjatë asaj kohe, rrëfime këto të cilat u shpërndan të mbyllura në zarf, me rastin e lansimit të kampanjës “Bëhu zëri im”, e cila u bë me qëllim të përkrahjes për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë./Indeksonline/