75 Mall Live Search
14:36 / E Enjte, 14 Prill 2022 / A. M.

Rrëfimi ekskluziv: Njëri prej policëve që shpëtoi fëmijën nga zjarri në Prishtinë

Një objekt është përfshirë nga flaka në lagjen “Tophane” në Prishtinë.  Aty janë shpëtuar 4 anëtarë nga objekti ku kishte marrë zjarr.

Në mesin e tyre ishte një fëmijë që u shpëtua nga forcat policore dhe zjarrfikësit.

Polici që e shpëto vogëlushin, Besim Paqarizi ka dhënë detaje ekskluzive për Indeksonline. Sipas tij, çdo hyrje e objektit ishte e përfshirë nga zjarri dhe tymi.

“Gjatë patrullimit në qytet kemi marrë informacion se rreth orës 12:00 se në një objekt janë duke u djegur disa banesa. Kemi shkuar njësia jonë. Sapo kemi arrit te banesa e parë e kemi vërejt se në një kulm është një fëmijë ju kemi afru përmes një banese tjetër. E kemi arrit me  shpëtu atë fëmijë dhe së bashku me zjarrfikësit kemi intervenu te zjarri”, është shprehur ai. /Indeksonline/